Kryesore » 2012 » Maj » 12 » Çeku dhe Selimi do të bashkohen me PDK-në?
2:16 PM
Çeku dhe Selimi do të bashkohen me PDK-në?
Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet t’iu bashkohet edhe gjenerali Sylejman Selimi, ish komandant i FSK-së, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë. Kështu kanë bërë të ditur një burim i gazetës "Tribuna Shqiptare”, brenda strukturave udhëheqëse të PDK-së."Brenda këtij viti do të mbahen zgjedhjet e partisë, ku do të fillojnë prej aktivëve, nëndegëve, degëve e deri në nivelin qendror. Mirëpo, dhjetori më së largu, do të jetë muaji i cili do ta gjejë PDK-në me strukturë apo legjitimitet të ri. Tashmë dihet se në radhët tona do jenë Kadri Veseli, Agim Çeku dhe Sylejman Selimi, profesorë universitarë, përfaqësues të mediave, dhe persona që kanë studiuar jashtë vendit”, thotë ky burim për këtë gazetë.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci i ka thënë gazetës se pas përfundimit të zgjedhjeve për të parin e Ferizajt, pritet që Këshilli Drejtues i partisë të vendos se kur do mbahet Kuvendi Zgjedhor. "Ende nuk dihet data e saktë, por presim orientimisht pas përfundimit të zgjedhjeve në Ferizaj, me u mbajt një takim i Këshillit Drejtues dhe të vendoset. Por, kemi thënë se do mbahet kah gjysma e vitit, që i bien brenda këtyre dy apo tre muajve të ardhshëm”, ka thënë Stavileci, duke shtuar se secilin vit ka risi për sa i takon prurjeve të reja në PDK.

"Kështu që besojmë që edhe ky vit do të jetë i tillë. Si numër nuk kemi paraparë sa mund të ketë prurje të reja, por një është e sigurt që do të ketë personalitete të çmuara edhe autoritative”, ka përfunduar Stavileci.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus