Kryesore » 2012 » Maj » 8 » Çdo shtet në rajon e ka një Mitrovicë të vogël në brendësi
12:39 PM
Çdo shtet në rajon e ka një Mitrovicë të vogël në brendësi
Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për revistën "TIME". I pyetur nëse Thaçi ka thënë nësë ndahet kufiri verior i Kosovës atëherë duhet të ndahet edhe kufiri i Maqedonisë për të përfshirë zonat etnike shqiptare, Thaçi është përgjigjur: "Para së gjithash, nuk do të ketë kërcënim të ndarjes së territorit të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të ketë autonomi të veçantë në pjesën veriore të Kosovës. Megjithatë, nëse dikush në Bruksel e ka këtë idenë e ndryshimit të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë apo në vendet fqinje. Ajo do të shkojë edhe më tej në të gjithë Ballkanin perëndimor. Kjo do të ndikojë në një gjashtë shtete minimale."I pyetur nëse ekziston ndonjë kërcënim për ndryshimin e kufijëve, Thaçi është përgjigjur:Jo, kjo është një realitet. Çdo shtet në rajon e ka një Mitrovicë të vogël në brendësi. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus