Kryesore » 2012 » Qershor » 2 » Çadi njeh Kosovën
0:10 AM
Çadi njeh Kosovën
Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet."Qeveria e Çadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Çadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Çadit.Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.
Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.

Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se 10 milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus