Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Brukseli kushtëzon bisedimet
12:52 PM
Brukseli kushtëzon bisedimet
Kosova së fundmi ka marrë një përkrahje lidhur me zhvillimin e negociatave me Serbinën. Bashkimi Evropian ka përkrahur idenë e mosvazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, derisa Serbia të zbatojë marrëveshjet e arritura më herët, shkruan e përditshmja 'Zëri'."Bashkimi Evropian ka përkrahur idenë që të mos ketë marrëveshje të ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Për të ardhur deri te marrëveshjet e reja, Beogradi duhet t’i zbatojë marrëveshjet që janë arritur më herët. Prandaj, mosvazhdimi i dialogut nuk është një vendim direkt dhe i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës, por është vendim i përbashkët i Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi për "Zëri”, një burim i lartë ndërkombëtar në BE.
Sipas këtij qëndrimi të BE-së Serbia duhet të zbatojë marrëveshjet e deritanishme në mënyrë që të vazhdohet me dialogun. "E për këtë do të diskutohet më intensivisht me Serbinë, sapo të formohet qeveria e re atje”, vazhdojë ai."Nuk ka kuptim që të kemi marrëveshje nëse nuk ka zbatim të tyre. Ky është prioritet ynë por edhe kushti që të dyja palët t’i ofrohen BE-së”, tha për "Zëri” Maja Koçijançic, zëdhënëse e shefes për Diplomaci dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus