Kryesore » 2012 » Maj » 5 » Brukseli hesht për arrestimet e shqiptarëve në Serbi
10:51 AM
Brukseli hesht për arrestimet e shqiptarëve në Serbi
Ndonëse privatisht shumë diplomatë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s mendojnë se ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me fushatën e arrestimeve të shqiptarëve gjatë fushatës zgjedhore i ka bërë dëme të jashtëzakonshme "imazhit” të Serbisë, askush në këto dy organizata nuk ka pranuar zyrtarisht të prononcohet për arrestimet e fundit, të cilat janë bërë në Luginën e Preshevës. Edhe mënyra se si u arrestuan, edhe dita, edhe fakti se fotoreporterët ishin në mundësi të bënin fotot e shqiptarëve duke u ngrehur zvarrë, njësoj siç i kishin tërhequr edhe policët kosovarë para disa javësh, edhe konferencat për shtyp bënë të qartë se fjala është për një fushatë zgjedhore në Serbi. Por asnjë reagim nuk pati as nga NATO-ja e as nga Bashkimi Evropian
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus