Kryesore » 2012 » Shtator » 6 » Bombë në oborrin e zyrtarit të SNS në Leposaviq
3:51 PM
Bombë në oborrin e zyrtarit të SNS në Leposaviq
 Mediet serbe kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës tre, persona të paidentifikuar kanë hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë së Bojan Jakovleviqit në Leposaviq, këshilltar të Komunës dhe kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Nikoliqit në Kosovë. Bëhet e ditur se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në veturën e tij dhe janë thyer xhamat e shtëpisë. Nuk është njoftuar për motivet e këtij shpërthimi. Gjatë dy ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës kanë ndodhur tri sulme me mjete shpërthyese – në shtëpinë e mjekut Millan Jakovleviqit në Zveçan, në veturën e policit të Kosovës Radovan Jovanoviqit në Leposviq dhe në shtëpinë e Bojan Jakovleviqit po në këtë qytet. Shpërthimin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së kosovës Ergin Mediq.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus