Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Bogdanoviç, frikë nga “25 korriku” i dytë
5:10 PM
Bogdanoviç, frikë nga “25 korriku” i dytë
Goran Bogdanoviç, deri më sot drejtues i Ministrisë serbe për Kosovën, ka shprehur frikën e tij se Prishtina zyrtare mund të përsërisë operacione policore si ai i 25 korrikut të vitit të kaluar në veri. 
Në një prononcim për agjencinë e lajmeve "Beta”, Bogdanoviç ka deklaruar se që atëherë situata në veri të Kosovës ka ndryshuar fare pak dhe tensionet ndëretnike vazhdojnë. "Megjithëse tani nuk ka më barrikada, të cilat ruheshin nga banorët serbë, ekziston rreziku që forcat speciale të Kosovës të kthehen në veri”, ka thënë Bogdanoviç.Sipas tij, banorët serbë të veriut druhen se Prishtina, pavarësisht se angazhohet për shmangien e dhunës, do të ndërmarrë  aksione të ngjashme si ai i një viti më parë."Situata aktualisht është e qetë dhe kjo është e rëndësishme, por ekzistojnë tensione dhe ka rrezik nga lëvizjet e njëanshme. Megjithatë, besoj se në dialogun me Prishtinën këto probleme do të tejkalohen”, ka shtuar Bogdanoviç.

Deklaratat e zyrtarit serb vijnë një ditë pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje të re policore në veri të vendit.

Gjatë një vizite në fshatin Drenoc të Klinës, Rexhepi nënvizoi se zgjidhja më e mirë e kësaj çështjeje është integrimi i kësaj zone.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus