Kryesore » 2012 » Prill » 28 » Bllaca kritikohet se e ka ndihmuar Adem Salihajn në fushatë
9:56 AM
Bllaca kritikohet se e ka ndihmuar Adem Salihajn në fushatë
Në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, pala mbrojtëse e të akuzuarve ka bërë përpjekje që t’i japë kah tjetër procesit gjyqësor, ku dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë së EULEX-it, Nazim Bllaca, është pyetur nga mbrojtja për raportet që ai i kishte pasur me të akuzuarit. Mbrojtja e të akuzuarve e ka kritikuar Bllacën se me deklaratat e tij e ka ndihmuar kandidatin për kryetar të Komunës së Ferizajt, Adem Salihaj, që të bëjë fushatë në dëm të PDK-së. Madje, sipas avokatit Ramiz Krasniqi, i cili e mbron të akuzuarin Driton Hajdari, Bllaca e ka ndihmuar Salihajn për t’i hyrë garës për të parin e komunës."Ju, Bllaca, a e dini se i keni ndihmuar Adem Salihajt që me deklaratat e juaja ai të kandidojë për kryetar të Komunës së Ferizajt dhe ai po e shfrytëzon këtë për ta atakuar PDK-në”, ka pyetur avokati Krasniqi. 

Por,kjo pyetje e tij është cilësuar jorelevante nga prokurorja Ema Rizzato dhe nga kryetari i trupit gjykues, Tore Tomassen.

Më gjerësisht lexoni sot në gazetën "Koha Ditore”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus