Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » “Bllaca II”, dëshmon Kadri Veseli
1:20 PM
“Bllaca II”, dëshmon Kadri Veseli
Kadri Veseli do t’i drejtohet të mërkurën në mëngjes Gjykatës. Ish-shefi i SHIK-ut pritet të jetë dëshmitar i radhës në procesin gjyqësor "Bllaca II”.Se ai do të dëshmojë në këtë proces e konfirmojnë edhe avokatët e të akuzuarve. Ramiz Krasniqi, që në këtë proces mbron Driton Hajdarin, konfirmoi se Kadri Veseli do të jetë dëshmitar i radhës."Po, të mërkurën është Veseli dëshmitar”, tha Krasniqi për Express. Pritet që ish-shefin e SHIK-ut ta marrin në pyetje prokurorja e rastit dhe avokatët mbrojtës.
Veseli është ftuar si dëshmitar në këtë rast për të treguar për veprimtarinë e organizatës SHIK, për të cilën dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca ka hedhur akuza të rënda.Nga deklarata publike e tij gjashtë personat po akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje, në emër të kësaj organizate, shkruan "Express”. Pritet që Veseli të sqarojë të gjitha pretendimet e Bllacës se SHIK-u ka paguar njerëz për të kryer vrasje.

Edhe dëshmitari Nazim Bllaca në dëshminë e tij ka thënë se si agjent i SHIK-ut ka marrë rrogë dhe ka kryer urdhrat që ka marrë nga eprorët e tij. Në këtë rast, përveç të akuzuarve, ai përmend si epror edhe deputetin e PDK-së, Azem Sylën. Seanca gjyqësore fillon në orën dhjetë dhe mbahet në objektin e Gjykatës Supreme.

Gjashtë të akuzuarit, Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt, ish-kryetar i Ferizajt dhe Ismet Arifit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus