Kryesore » 2012 » Qershor » 21 » Bllaca e Miftari “sulmojnë” në Facebook Kadri Veselin (+FOTO)
8:49 AM
Bllaca e Miftari “sulmojnë” në Facebook Kadri Veselin (+FOTO)
Debatit që zgjoi rrëfimi i parë publik i ish-Shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veselit para Gjykatës nuk po i ndahen as të vetëshpallurit agjent të këtij shërbimi, Nazim Bllaca e Naim Miftari, të cilët shigjetuan në rrjetin social Facebook.Ndonëse nuk kanë shumë shokë aty, ata janë kujdesur që të japin nga një koment e të shprehin edhe reagimin e tyre zyrtarë kundër deklaratave të djeshme të Veselit që i cilësoi si manipulatorë.Naim Miftari e ka kërcënuar se do ta demantoi në dëshminë e tij, që sipas Miftarit, do të jetë ditëve ën vazhdim. "Boosi i Shik-t Kadri Kodoshi Veseli nuk di a ki me qen kinse kaq ' misterioz ' kur pas disa ditësh do të jam unë para gjykatës ndërkombëtare ne Kosovë . Do ta shohim patriotizmin e juaj dhe 'luftën' e hijeve ta tregoj unë ty aty, luftën e gjelave .???”, shkruan Miftari në facebook.
E Nazim Bllaca vetëm i është rikthyer armës së tij ët fuqishme, memories.


Ai i ka rikujtuar Kadri Veselit deklarata që i kishte dhen në vitin 2009 në lidhje me Ibush Kllokoqin dhe Selim Broshën, që sipas Bllacës, janë kontradiktore me ato që Veseli i tha dje para Gjykatës. "Kadri Veseli -kodoshi ja përgatit vetit aktakuza e ardhshme”, konstaton Bllaca në Facebook.


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus