Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » "Biznes " familjar prostitucioni në Tiranë,burri i gjente bashkëshortes klientë për seks
11:49 AM
"Biznes " familjar prostitucioni në Tiranë,burri i gjente bashkëshortes klientë për seks
Mjaftoi largimi i gruas për disa muaj nga shtëpia që ajo të ushtrojë prostitucionin ...dhe kur u kthye në shtëpi burri nuk u shqetësua aspak që ajo ishte prostitutë,por i propozoi bshkëshortes që të bashkëpunonin duke i gjetur asaj klientë.Bëhet fjalë për çiftin Adriatik dhe B, Kasa,të cilët kishin dy fëmijë nga martesa e tyre.Një mëngjes të bukur gruaja e tij u zhduk bashkë me dy fëmijët dhe burri u shqetësua.Kur shkoi tek familjarët e saj në një fshat në afërsi të Tranës të pyeste,ata i thanë se ajo la fëmijët aty dhe iku.Disa muaj më pas,burri mundi të kontaktonte me bashkëshorten e tij,e cila i tha se ishte në qytetin bregdetar të Sarandës,ku dhe "punonte".

Ai i kërkoi asaj të kthehet në shtëpi dhe gruaja u kthye dhe sapo arriti në kryeqytet i tha burrit se punonte si prostitutë.

Atëherë burri e pa si "biznes" me interes dhe i propozoi gruas që të bashkëpunonin dhe ky ti gjente klientë.

Pas pak kohësh duket se nuk shkuan punët ashtu si i planifikuan dhe bashkëshortja denoncoi në polici burrin e saj për dhunë. Gjatë gjykimit Kasa ka pranuar krimin e kryer, dhe Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 4 vjet e 8 muaj burg.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus