Kryesore » 2012 » Korrik » 2 » Bie aktakuza kundër Muharrem Xhemajlit
1:14 PM
Bie aktakuza kundër Muharrem Xhemajlit
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se më datën 29 qershor 2012, prokurori i EULEX-it, Pascal Persoons, ka hequr dorë nga aktakuza e ngritur nga Prokuroria Publike Komunale në Prishtinë, kundër Muharrem Xhemajlit, kryetar i OVL të UÇK-së.Me këtë rast, Gjykata Komunale në Gllogoc ka lëshuar edhe aktvendimin në të cilin hidhet poshtë aktakuza kundër Muharrem Xhemajlit, i cili akuzohej për veprën penale "mashtrim në votime në kundërshtim me nenin 180 të KPK-së”."OVL të UÇK-së, me shqetësim kishte përcjellë tendencën për denigrimin e personalitetit të kryetarit të veteranëve, bazuar në akuza absurde e të palogjikshme dhe nuk kishte reaguar deri në fund të hetimeve, në mënyrë që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre. Të bindur se z. Xhemajli ka qenë plotësisht i pafajshëm dhe se kemi të bëjmë me shpifje dhe tendenca të ulëta, ne kemi pritur në qetësi të plotë përfundimin e këtij procesi”, thuhet në kumtesë.
Sipas tyre, si çdo herë, ashtu dhe në këtë rast, "tentimi për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së doli i dështuar”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus