Kryesore » 2012 » Prill » 26 » Betejë për Sulltanatin unë apo ti
9:36 AM
Betejë për Sulltanatin unë apo ti
Njohja e fundit që erdhi nga Sulltanati i Bruneit, riktheu garën e vjetër për merita mes Behgjet Pacollit dhe Enver Hoxhajt. Disa çaste pasi Ministria e Jashtme njoftoi se vendi mori njohjen e 90’të, Zyra e Zëvendëskryeministrit të Parë reagoi duke thënë se kjo është meritë e tyre. Por, të dyja palët as që u kujtuan ta përmendin Shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinaston, i cili këtë njohje e kishte paralajmëruar muajin e kaluar. Sulltanati i Bruneit të martën është bërë vendi i nëntëdhjetë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Njohja nga ky shtet i Azisë Juglindore është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila për këtë ka dërguar një njoftim për media.

"Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah, përmes një letre dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet”, ka njoftuar MPJ’ja.

Por ky dikaster qeveritar nuk ka dërguar edhe letrën e njohjes, por ka njoftuar për një bisedë që ka pasur Ministri Hoxhaj me kryediplomatin e Bruneit.

"Ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili i ka përcjellë përshëndetjet e përzemërta të Ministrit të Jashtëm dhe i ka konfirmuar Ministrit Hoxhaj njohjen zyrtare nga Brunei Darussalam”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus