Kryesore » 2012 » Dhjetor » 1 » Berisha: Albanofobia një re në rajon, çështja kombëtare në themel të PD
10:51 PM
Berisha: Albanofobia një re në rajon, çështja kombëtare në themel të PD
Një bebe është braktisur sot nga prindërit pranë një shkollë në Sauk. Foshnja 4–muajshe u gjet në një karrocë bebesh pranë një shkolle private nga rojet e shkollës, të cilët njoftuan menjëherë efektivët e policisë numër 1 në kryeqytet. Pranë mbulesave të bebes, seksi mashkull është gjetur një letër ku shkruhej shkurt ‘S’mundem’. Në letër ishte shënuar dhe një numër telefoni italian dhe sqarimi ‘ky numër është i babait të fëmijës”.Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në "Shtëpinë e Fëmijës”. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për gjetjen e prindërve biologjikë. Dyshohet se nëna ka ngatërruar institucionin e shkollës me godinën e "Shtëpisë së Fëmijës" që ndodhej aty pranë. 
IDENTIFIKOHET NËNA QË BRAKTISI FOSHNJËN
Lira Igrishta quhet nëna, e cila braktisi foshnjen e saj 4 muajshe pranë një shkollë në Sauk. Burime nga policia Tiranë, bënë me dije se kanë mundur të identifikojnë nënën pasditen e sotme, ndërkohë që mësohet se Liri Igrishta me origjinë nga Mitrovica e Kosovës banonte në Shkozet. Ende nuk dihen shkaqet që e dërguan nënë të ndërmerrte një hap të tillë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus