Kryesore » 2012 » Qershor » 5 » BE zgjat me dy vite të tjera misionin e EULEX në Kosovë
2:09 PM
BE zgjat me dy vite të tjera misionin e EULEX në Kosovë
Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi sot të zgjasë mandatin e EULEX-it për dy vite të tjera në Kosovë. 
Një buxhet prej 111 milionë eurosh është ndarë për zgjatjen e mandatit të EULEX-it, që tashmë do të operojë në Kosovë edhe për 2 vjet të tjera. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton deklaroi se e mirëpret një vendim të tillë për zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it deri në qershor të 2014-ës. Sipas Ashton, EULEX-i në Kosovë po bën një punë të shkëlqyer, duke mbështetur policinë e Kosovës, gjykatat dhe zyrtarët e doganave. Qëllimi kryesor i EULEX-it është që të mbështesë autoritetet në Kosovë për zbatimin e ligjit. Aktualisht në Kosovë, ky mision numëron rreth 1700 oficerë policie, gjykatës dhe prokurorë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus