Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » BE: Të nisë sa më shpejt dialogu
1:37 PM
BE: Të nisë sa më shpejt dialogu
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton, Maja Kociançiç, ka thënë se janë duke u zhvilluar konsultimet e Brukselit për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.Ajo ka thënë se po bëjmë çmos që dialogu sa më parë të nisë, shkruan "Blic” i Beogradit.Siç ka thënë për mediat serbe zëdhënësja e Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE–së ditë më parë ka biseduar me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi .Por ajo nuk ka saktësuar se kur do të caktohet raundi i ri i dialogut."Puna në raportin ka nisur , por meqenëse deri atëherë do të ketë edhe më kontakte, deri në momentin e fundit do të presim të shohim të gjitha informacionet për progresin në mënyrë që raporti të prezantojë realisht gjendjen e fundit”, ka thënë Kociançiç, transmeton, Indeksonline.
Ajo ka shtuar se Catherine Ashton ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Beogradi edhe Prishtina, plotësisht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me dialog.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus