Kryesore » 2012 » Maj » 30 » BE miraton udhërrëfyesin për Kosovën
9:02 PM
BE miraton udhërrëfyesin për Kosovën
Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (Coreper), kanë finalizuar sot tekstin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, i cili përmban një sërë kushtesh që institucionet e Kosovës duhet t`i plotësojnë në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza në Zonën Schengen. Kjo është bërë e dituar nga Komisionerja për Çështje të Brendshme e Unionit, Cecilia Malmstrom."Jam shume e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm”, ka shkruar Malmstrom në rrjetin social, Twitter. Ende nuk dihet saktësisht se kur do t`iu dorëzohet Udhërrëfyesi autoriteteve kosovare, por vazhdimisht është theksuar se kjo do të ndodh më së largu në fund të pranverës.
Po sot, në Bruksel, Komisioni Europian ka nisur dialogun e strukturuar për sundimin e ligjit me Kosovën. Për këtë qëllim, në kryeqytetin europian, ndodhet Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus