Kryesore » 2012 » Janar » 23 » BE inkurajon dialogun dhe respektimin e marrëveshjeve
8:16 PM
BE inkurajon dialogun dhe respektimin e marrëveshjeve
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë duke vazhduar takimin e tyre në Bruksel, në të cilin, gjatë drekës kanë diskutuar edhe për raportet në mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga burimet diplomatike të BE-së, mësohet se shumë Ministra të Jashtëm kanë shprehur mendimin e tyre se Serbia është shumë afër për të marrë statusin e vendit kandidat, raporton REL.
Shumë ministra thuhet të kenë thënë se Qeveria e Serbisë dhe presidenti Boris Tadic kanë bërë shumë për të përmbushur kushtet që i ka parashtruar Komisioni Evropian dhe BE-ja për të marrë statusin e kandidatit, prandaj ata me optimizëm shohin kah fundi i muajit shkurt dhe mesi i muajit mars si data kur Serbisë, më në fund, do të mund t’i jepet statusi i vendit kandidat.Për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ecurinë e dialogut ka folur Ketrin Eshton, përfaqësuese e lartë e BE-së për siguri. Ajo ka inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë sa më parë dialogun dhe të vazhdojnë të jenë konstruktiv në këtë dialog.Burimet e BE-së pohojnë po ashtu se nuk ka pasur ndonjë diskutim të gjatë për Kosovën, mirëpo është thënë nga shumë folës se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun dhe duhet të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash si dhe të punojnë edhe më shumë për marrëveshje të reja
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus