Kryesore » 2012 » Qershor » 17 » BE ia tërheq vërejtjen Beogradit që të mos keqinterpretojë marrëveshjet
3:17 PM
BE ia tërheq vërejtjen Beogradit që të mos keqinterpretojë marrëveshjet
Zyrtarë të Bashkimit Evropian ia kanë tërhequr vërejtjen Beogradit zyrtar që të mos i keqinterpretojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në procesin e bisedimeve. Ky reagim i Brukselit zyrtar ka ardhur pas deklaratave që i ka bërë shefi i delegacionit serb të bisedimeve, Borko Stefanoviq, sipas të cilit pjesa veriore e Kosovës nuk përfshihet në marrëveshje për lëvizje të lirë, dhe fusnota duhet të jetë e obligueshme para tavolinës së Prishtinës nëpër takimet rajonale."Beogradi nuk do të marrë pjesë në takimet rajonale, nëse Kosova nuk paraqet para saj përmbajtjen e fusnotës, që është Rezoluta 1244 dhe mendimi i GJND-së”, ka thënë Stefanoviq për mediet serbe. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, ka thënë se Serbia qëllimisht po i keqinterpreton marrëveshjet e arritura. Sipas saj, përmbajtja e marrëveshjeve është shumë e qartë dhe të dyja palët duhet t’i përmbahen ashtu siç janë, shkruan gazeta "Zëri”. Ajo thotë se nuk qëndrojnë deklaratat e zyrtarëve serbë, se kinse veriu nuk përfshihet në marrëveshje për lëvizje të lirë. "Të gjitha marrëveshjet përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, nuk ka ndarje gjeografike”, tha Maja Kocijançiq. Ndërsa sa i përket fusnotës, Kocijançiq thotë se marrëveshja e lejon që përmbajtja e fusnotës të vendoset aty ku duan vetë organizatorët e takimeve rajonale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus