Kryesore » 2012 » Prill » 28 » BE i rikujton Qeverisë, mbylljen e termocentralit Kosova A
12:53 PM
BE i rikujton Qeverisë, mbylljen e termocentralit Kosova A
Zyra e BE-së përshëndet synimet e Korporatës Energjetike të Kosovës për të adresuar shqetësimet mjedisore dhe për të ndërmarrë veprime në zvogëlimin e ndotjes së shkaktuar nga termocentralet, veçanërisht Kosova A.Në një komunikatë të Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se përkundër mirëpritjes së këtyre investimeve, ekspertiza e pavarur konfirmon se veprimet nuk janë të mjaftueshme për plotësimin e standardeve të BE-së, të cilat rrjedhin nga obligimet e Kosovës ndaj Traktatit për Komunitetin e Energjisë, dhe në këtë mënyrë ato do të jenë të aplikueshme për Kosovën që nga viti 2017 e tutje. Edhe me investimet e parapara, Kosova A do të vazhdojë të krijojë nivele të ndotësve, dukshëm përtej atyre të pjesës tjetër të Evropës, dhe qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të marrin frymë në ajrin i cili është shumë më i ndotur se sa ai i homologëve të tyre. 

Duke pasur këtë parasysh, Zyra e BE-së sjell ndërmend zotimin e Kosovës për mbylljen e termocentralit Kosova A deri në vitin 2017. Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar, ka theksuar rëndësinë e përmbushjes së këtij zotimi deri në afatin përfundimtar mbi të cilin është rënë dakord edhe në takimin e fundit me Kreun e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik.

Investimet mjedisore aktuale, edhe pse një hap përpara, mund të merren në konsiderim vetëm si masa të përkohshme dhe jo si argument i mjaftueshëm për zgjatjen e këtij afati. Kjo vlen edhe për riaktivizimin e njësisë A2.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus