Kryesore » 2012 » Maj » 2 » BBC: Arrestimet, për të përhapur panik
7:03 PM
BBC: Arrestimet, për të përhapur panik
Arrestimi i 20 të dyshuarve për lidhje me vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovcit është një nga temat kryesore në edicionet e sotme të mediave vendase dhe ndërkombëtare.Vëmendje të posaçme kësaj teme i kushtuan mediat rajonale, të cilat transmetojnë hollësi nga konferenca e djeshme për shtyp e ministres së Punëve të Brëndshme, Gordana Jankullovska.Mediat ndërkombëtare theksojnë se policia e Maqedonisë mori në paraburgim 20 radikalë islamistë, pjesëtarë të grupit ekstremist nga Shkupi, të cilët dyshohen për vrasjet e 12 prillit në Liqenin e Hekuranës.Në raportimet e mediave ballkanase thuhet se policia supozon se "në mesin e të arrestuarve, nga të cilët shumica janë shtetas të Maqedonisë, ndodhen edhe e autorit e krimit të pesë fishtë".

Associated Press shkruan se: "policia arrestoi 20 islamistë radikal për shkak të vrasjes së pesë peshkatarëve, maqedonas etnik".


Reuters thekson se "policia e Maqedonisë deklaroi se ka arrestuar 20 persona, kryesisht islamistë radikal, të cilët kanë luftuar në anën e talebanëve në Afganistan, për shkak të vrasjes së pesë personave në një liqen në afërsi të kryeqytetit Shkup, nga mesi i prillit".

"Vrasja e meshkujve maqedonas, që pasoi pas disa incidenteve të dhunshme lokale, e përforcoi shqetësimin për tensione të shtuara të shkaktuara nga spekulimet në të cilat si fajtorë për ngjarjen ishin cekur pjesëtarët e pakicës etnike shqiptare", raporton Reuters.


Ndërsa BBC në raportin e vet shkruan se "qëllimi i të arrestuarve të cilët do të akuzohen për terrorizëm ka qenë "përhapja e panikut".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus