Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Bashkimi me Shqipërinë, na mbron nga fundamentalizmi islam
6:12 PM
Bashkimi me Shqipërinë, na mbron nga fundamentalizmi islam
Partia Nacionale Demokratike Shqiptare konsideron se opsioni i afrimit, bashkëpunimit dhe më në fund integrimit më të shtuar të Kosovës me Shqipëri përveç shumë të mirave të tjera, do të sjellë edhe një të mirë të veçantë dhe të rëndësishme, shfaqur kohëve të fundit, e ajo e mirë e re është, mbrojtja e shqiptarëve nga kërcënimi i fundamentalizmit islam në Ballkan."Ne si parti, sikundër besoj e dini, kemi një projekt të përpunuar për integrimin Kosovë - Shqipëri në formën e Konfederatës, sepse konsiderojmë se kjo, për rrethanat aktuale, është forma më pragmatike. Me këtë lloj bashkimi ne si parti konsiderojmë se, do të kemi rivendosjen e balanceve të reja dhe vitale të domosdoshme fetare dhe gërshetimeve të mirëfillta tradicionale të fetares dhe nacionales në Kosovë””, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus