Kryesore » 2012 » Qershor » 10 » Bashkimi kombëtar do të ndodhë në Bruksel
2:53 PM
Bashkimi kombëtar do të ndodhë në Bruksel
Presidenti i Republikës, Bamir Topi përmes një deklarate për media ka përshëndetur 134-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit, duke vlerësuar se kjo datë e lavdishme përcaktoi në mënyrë të qartë bashkimin e ideve dhe përpjekjeve për çlirim, mëvetësi si dhe të ardhmen e kombit tonë.Kreu i shtetit shqiptarë theksoi se kjo datë do të mbetet ngaherë e gdhendur në kujtesën tonë historike dhe do të shërbejë si një burim frymëzimi atdhetar për brezat e sotëm të shqiptarëve dhe ata që do të vijnë më pas."Sot, kur Shqipëria është anëtare e Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë dhe synon t’i bashkëngjitet familjes së madhe evropiane, kur Kosova është një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe kur faktori shqiptar në Ballkan vazhdon të luajë rolin e vet vendimtar e moderator në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë, dëshiroj të vë në dukje gjithashtu se bashkimi ynë kombëtar, ashtu siç e dëshiruan stërgjyshërit tanë atdhetarë në Prizren para 134 vjetësh, do të ndodhë në Bruksel, në qendrën administrative të NATO-s dhe Bashkimit Evropian!”, u shpreh ndër të tjera Topi
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus