Kryesore » 2012 » Shtator » 1 » Azem Vllasi: Kushtetuta e 74-ës çonte në Republikë
2:04 PM
Azem Vllasi: Kushtetuta e 74-ës çonte në Republikë
Azem Vllasi dikur ishte ndër liderët më të shquar të Kosovës, në kohën e Jugosllavisë socialiste. Sot ai punon avokat, dhe me politikë merret vetëm si vëzhgues me përvojë. Në intervistën speciale për emisionin "Pressing”, ai rrëfeu për karrierën e tij politike, kohën kur Kosova avancoi statusin e saj në Jugosllavinë socialiste, mënyrën si ky status u rrënua nga Serbia, dhe arritjen e lirisë. Vllasi, në këtë intervistë të gjatë, foli edhe për raportet e tij me ish- presidentin jugosllav, Titon, qëndrimet e tij ndaj Kosovës dhe liderëve tjerë shqiptarë, si dhe dha vlerësimet e veta për ngjarjet historike në kohën e të cilave jetoi dhe punoi: miratimin e Kushtetutës së vitit 1974, demonstratat e vitit 1981, protestat e vitit 1989 dhe kohën e rezistencës paqësore e të armatosur që rezultoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia. Intervistën e gjatë mund ta lexoni të plotë në Kohën Ditore të së shtunës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus