Kryesore » 2012 » Prill » 28 » Azem Sylës e përshendet Zvicren
10:11 AM
Azem Sylës e përshendet Zvicren
Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, ka hedhur poshtë ankesën që deputeti nga Kosova Azem Syla kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër.Gjykata Administrative e kantonit të Soloturnit me një vendim që kishte marrë në muajin shkurt i kishte marrë mbrapa Azem Sylës lejen e qëndrimit të përhershëm (C) në Zvicër, njofton albinfo.ch, transmeton Indeksoline.

Këtë vendim kjo gjykatë e kishte mbështetur, si kumtohet, se Syla kishte shfrytëzuar ndihmën sociale dhe kompensimet me gjithë faktin se ai ishte zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës.

Sipas llogarive të bëra nga organet kompetente del se Azem Syla ka marrë gjatë afër dhjetë viteve rreth 400 mijë franga nga shteti zviceran.

Syla, sipas vendimit të fundit të Gjykatës Federale duhet të lëshojë Zvicrën deri në mesin e muajit maj.

Gjykata Federale në fakt nuk e ka marrë fare në shqyrtim ankesën e Azem Sylës. Ata e kanë arsyetuar këtë me faktin se Syla që nga nëntori i vitit 2010 ka zyrtarizuar qëndrimin në Kosovë, në mënyrë që të mund të merrte pjesë në zgjedhjet e atjeshme parlamentare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus