Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Azem Syla përzgjedhës i veteranëve të luftës
9:54 PM
Azem Syla përzgjedhës i veteranëve të luftës
Deputeti Azem Syla është në krye të Komisionit që do të bëjë verifikimin e listave të veteranëve. Për ironi, ai do të duhet të verifikojë edhe lëndën e njërit prej të akuzuarve në rastin Bllaca, Driton Hajdari, që dyshohet se fitoi statusin e veteranit pa qenë pjesëtar i UÇK-së dhe në krah të vetë Azem Sylës. Këto akuza vijnë nga Nazim Bllaca, i cili së fundi i ka kërkuar kryeministrit Thaçi që t’ia njohë statusin e veteranit, pasi ka qenë ushtar i UÇK-së. Qeveria nuk ka dashur të komentojë letrën e Bllacës, njofton KTV. Madje, sipas Bllacës, Azem Syla është kryesori që ka bërë të mundur që Driton Hajdari të fitojë statusin e veteranit.  
 Faik Fazliu nga Zyra për Çështjen e Veteranëve në kryeministri i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se komisioni është konsoliduar dhe shpejt do të nisë punën në terren për të verifikuar gjithçka deri në muajin shtator.Sipas tij, objekt verifikimi do të jetë edhe kjo dosje si dhe të gjitha të tjerat, ndërsa për rastin e letrës së Nazim Bllacës drejtuar kryeministrit ai ka thënë se aplikimi për statutin e veteranit duhet të bëhet në Ministrinë e Punës e të Mirëqenies Sociale.
 Por letrën e Bllacës për Thaçin, ku i kërkohet t’i njihet statusi i veteranit, nuk e ka komentuar Qeveria e Kosovës me arsyetimin se është çështje e drejtësisë./Koha/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus