Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Atifete Jahjaga largohet nga detyra!?
3:01 PM
Atifete Jahjaga largohet nga detyra!?
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të largohet nga detyra menjëherë pas fuqizimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat parashikojnë zgjedhjen e kreut të vendit drejtpërsëdrejti nga vota e qytetarëve. Sipas mediave kosovare, Jahjagës do t`i ofrohej një post ministror si "kompensim” për lëshimin e postit presidencial. Edhe analistët nuk parashtrojnë një mundësi të tillë për shkak se presidentja nuk mund të jetë në gjendje të përballojë presionin e madh nga të gjitha anët për t`u larguar dhe për të respektuar marrëveshjen ndërmjet liderëve dhe Rezolutën e Kuvendit. Ditë më parë mediat njoftuan për një ri-formatim të Qeverisë në të cilët do të përfshihej Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Madje mediat spekuluan edhe me emra duke përmendur Ramush Haradinajn si kryeministër të ri ndërsa Hashim Thaçin si president të Kosovës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus