Kryesore » 2012 » Dhjetor » 19 » Ashton e kënaqur me zbatimin e IBM-së -
3:27 PM
Ashton e kënaqur me zbatimin e IBM-së -
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton është e kënaqur me rezultatet e arritura në grupet punuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), në të cilat të dy palët janë marrë vesh për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e IBM-së, ka thënë zëdhënësi i Ashtonit.Në njoftim thuhet se puna teknike në lidhje me këto çështje do të vazhdojë më 10 janar, në kuadër të përgatitjeve për takimin në mes të kryeministrit Ivica Dacic dhe Hashim Thaçi më 17 janar."Përfaqësuesja e lartë pret që mirëkuptimi i arritur dje, të mundësojë funksionimin pa pengesa të dy vendkalimeve të hapura më 10 dhjetor, dhe hapjen e dy pikave tjera deri në fund të vitit, siç janë marrë vesh dy kryeministrat më 4 dhjetor, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Michael Mann, raporton "Evropa e Lirë”.Shefi i ekipit negociator të Serbisë në kuadër të bisedimeve me Kosovën, Dejan Paviçeviq ka deklaruar për mediat serbe se palët janë pajtuar të martën në Bruksel në lidhje me pagesën e taksave doganore, sipas marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit.

Sipas tij, zbatimi në praktikë i marrëveshjes për taksa – doganë e akcizë - fillon nga 20 dhjetori.

Kjo marrëveshje, ka nënvizuar Pavicevic, parasheh që mallrat që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare në veri dhe që janë të destinuara për komunat veriore, nuk doganohen./
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus