Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Art për rrugën e Kosovës drejt Evropës
3:13 PM
Art për rrugën e Kosovës drejt Evropës
"Kjo koloni do t’i promovonte të arriturat e Kosovës drejt liberalizimit të vizave, njëherësh edhe kontributin tonë si artistë, kur e dimë se çfarë vështirësish kemi për prezantimin e vlerave individuale dhe kolektive në Evropë", ka thënë Spahiu. Ai është i bindur se arti është mundësi e mirë për të arritur këtë.Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian do të pasqyrohet në pëlhurë. Artistë nga vende të Bashkimit Evropian, të vendeve të Ballkanit dhe ata vendas do të bëhen bashkë në edicionin e parë të kolonisë së artistëve nën emrin "Art Liberalization Europe". Me organizim të qendrës "Open Art", manifestimi do të mbahet në një hotel të Prishtinës nga 12 dhe 15 korriku.

Naim Spahiu, organizator i këtij manifestimi, ka thënë se qëllimi është që të promovohet rruga e Kosovës për në BE përmes pjesëmarrjes ndërkombëtare të artistëve profesionistë nga vende të ndryshme të botës.

"Kjo koloni do t’i promovonte të arriturat e Kosovës drejt liberalizimit të vizave, njëherësh edhe kontributin tonë si artistë, kur e dimë se çfarë vështirësish kemi për prezantimin e vlerave individuale dhe kolektive në Evropë", ka thënë Spahiu. Ai është i bindur se arti është mundësi e mirë për të arritur këtë.

"Arti dhe kultura janë pjesë përbërëse të integrimit dhe lehtësimit në rrugën e Kosovës drejt BE-së", ka thënë Spahiu.

Aktualisht organizatorët janë në fazën e konfirmimit të pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës. Spahiu ka treguar se në këtë manifestim do të ketë vend për 30 artistë, ndërsa prej tyre 15 do të jenë vendorë. Artistët e huaj që deri tash e kanë konfirmuar pjesëmarrjen vijnë nga Holanda, Sllovenia, Kroacia, Turqia, Mal i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Gjermania, Bosnjë-Hercegovina dhe Bullgaria.

Kolonia e artistëve do të nisë zyrtarisht me hapjen e ekspozitës personale të Willem Van Hest nga Holanda. Tri ditë punë do t’u lihet në dispozicion artistëve që të punojnë në tablotë e tyre.

"Ata do të paraqesin artin e tyre individual për këto tri ditë, e më pas do të ekspozohen në një ekspozitë të përbashkët", ka thënë Spahiu.

"Open Art" synon që këtë manifestim ta shndërrojë në aktivitet të përvitshëm, derisa çdo vit do të ketë tema të ndryshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus