Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Arrestohet "kryeshefi i rrethit të Kosovës" Goran Arsiq
1:35 AM
Arrestohet "kryeshefi i rrethit të Kosovës" Goran Arsiq
Është arrestuar dhe po mbahet në Lipjan, i ashtuquajturi "kryeshef i rrethit të Kosovës”, Goran Arsiq. Ministri për Kosovën në Serbi, Goran Bogdanoviq, për mediat serbe e ka konfirmuar arrestimin, kurse ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se Arsiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Ministri Bajram Rexhepi, i ka deklaruar agjencisë serbe Tanjug se policia e ka arrestuar të ashtuquajturin "kryeshef i rrethit të Kosovës” Goran Arsiq, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.Rexhepi ka thënë se Arsiqi dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, janë arrestuar sot sipas denoncimit të disa personave, të cilët kanë thënë se Arsiq i ka shantazhuar ata për të dalë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen më 6 maj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus