Kryesore » 2014 » Janar » 9 » Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit
11:48 AM
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit
Dy persona janë arrestuar sit ë dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit dhe plagosjen e një bashkëmoshatari të tij, njofton sot Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate shtypi. Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë, ndërsa ata janë: L.S, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar kryesor për vrasje dhe plagosje si dhe A.S. mashkull 24 vjeç, si i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e vrasjes. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar dërgimin e të dyshuarve në Qendrën Rajonale të mbajtjes në Prishtinë, që të zhvillohen procedurat hetimore. 
Vrasja e 14-vjeçarit F.K. dhe plagosja e bashkëmoshatarit të tij Ç.B., ka ndoshur dje në mesditë, rreth orës 12.20, në oborrin e shkollës fillore "Emin Duraku”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus