Kryesore » 2012 » Shkurt » 14 » Arid Uka mund të lirohet në vitin 2028
10:19 AM
Arid Uka mund të lirohet në vitin 2028
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, por Arid Uka mund të lirohet qysh në vitin 2028. Weekly Standard raporton se burgimi i përjetshëm në Gjermani, nuk do të thotë i përjetshëm dhe se Uka mund të lirohet pas 16 vitesh.Sipas ligjit gjerman të gjithë të dënuarit me burgim të përjetshëm, pa marrë parasysh nivelin e krimit, e kanë mundësinë e lirimit me kusht, që është një normë në Gjermani. Një studim i vitit 2008 ka treguar se të gjithë personat e dënuar me burgim të përjetshëm faktikisht mbajnë 18 vjet.Mundësia e kërkimit të lirimit me kusht vjen pas vuajtjes së 15 mujave të dënimit. Edhe nëse në rastin e parë refuzohet lirimi me kusht, ekziston mundësia e një kërkesë të dytë. Kjo do të thotë se Uka do të lirohej në vitin 2028. Ai u arrestua menjëherë pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në mars 2011. Në vitin 2028, Uka do të jetë 38 vjecar. (INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus