Kryesore » 2014 » Janar » 27 » AMBASADA E FRANCËS: REKTORI GËNJEU
5:55 PM
AMBASADA E FRANCËS: REKTORI GËNJEU

Ambasada e Francës në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka demantuar pohimet e rektorit Ibrahim Gashi se ai e ka ëmruar në krye të Aleancës Franceze Qëndrim Gashin."Z. Qëndrim Gashi u zgjodh Kryetar i Aleancës Franceze nga Kuvendi i përgjithshëm i Aleancës Franceze më 12 prill 2013. Të 8 anëtarët e tjerë që përbëjnë Këshillin Administrues të Aleancës janë gjithashtu të zgjedhur nga Kuvendi i përgjitshëm. Aleanca Franceze në Prishtinë, si të gjithë homologët e saj nëpër botë, është një shoqatë me të drejtë vendore private. Ajo është pjesë e rrjetit botëror të Aleancave franceze. Ajo kryen veprimtari për të promovuar gjuhën dhe kulturën franceze, në partneritet me Ambasadën e Francës”, thuhet në komunikatë.

"Ajo është e pavarur nga çdo institucion apo parti politike kosovare. Ajo është krejtësisht apolitike dhe në asnjë mënyrë nuk mund të instrumentalizohet për qëllime politike”.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus