Kryesore » 2012 » Korrik » 7 » Akuzë ndaj dy zyrtarëve të Kllokotit për falsifikim
1:54 PM
Akuzë ndaj dy zyrtarëve të Kllokotit për falsifikim
Prokuroria Komunale në Gjilan ka ngritur akuzë ndaj dy zyrtarëve të Kllokotit, Zvezdan Simiq dhe Zoran Mirkoviq, për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme.Në propozim akuzën që e ka ngritur prokurori Shefik Mehmeti, thuhet se Zvezdan Simiq me rastin e punësimit në vendin e punës drejtor për kulturë, arsim e sport, ka dorëzuar dhe përdorur diplomën e shkollës së mesme të kryer në Prishtinë. Mirëpo, pas hetimeve është konstatuar se diploma nuk është regjistruar, me çka ka kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit.Ndërkaq, zyrtari Zoran Mirkoviq akuzohet se me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës së zyrtarit në Drejtorinë komunale të kadastrës, ka dorëzuar dhe përdorur diplomën e shkollës së mesme. Mirëpo, pas hetimeve është konstatuar se e njëjta diplomë fare nuk është e regjistruar në librat amëz. I pandehuri me dije e ka përdorur dokumentin e falsifikuar si origjinal, transmeton portali rajonipress i Gjilanit.Prokuroria ka propozuar dëshmitarë dhe ka ofruar si provë dokumentet dhe diplomat e lëshuara gjoja nga Ministria e Arsimit e Serbisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus