Kryesore » 2012 » Dhjetor » 19 » Aksidentet rrugore, 18 të plagosur në Kosovë
3:20 PM
Aksidentet rrugore, 18 të plagosur në Kosovë
Të paktën 18 persona janë lënduar nga aksidentet e orëve të fundit në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se për shkak të shpejtësisë së papërshtashme me kushtet e rrugës, 12 persona u lënduan në një aksident të vetëm në Podujeve, kur u përplas një automjet audi me një furgon. Aksidenti tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një drejtues automjeti BMW ka goditur dy këmbësorë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.Kurse, në fshatin Sojevë të Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, për shkak se një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit të vet dhe ka dalë në korsinë e kundërt duke u përplasur me makinën që vinte përballë. Dy shoferët dhe dy pasagjerët u dërguan në spital të plagosur.Javën e kaluar, policia e Kosovës u kishte bërë apel qytetareve të kenë kujdes në drejtimin e automjeteve, për shkak se edhe keqësimi i motit e vështirëson qarkullimin në rrugët e vendit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus