Kryesore » 2012 » Korrik » 6 » AKR-ja kërcënon
1:08 PM
AKR-ja kërcënon
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë përsëritur qëndrimin e tyre se marrëveshja politike në mes tre liderëve: Thaçit, Mustafës dhe Pacollit- për zgjedhjen e Atifete Jahjagës në postin e presidentes- duhet të respektohet. Përfaqësuesit e këtyre dy partive politike kanë deklaruar se marrëveshja politike në mes të tre liderëve, që pastaj ka pasuar me miratimin e një rezolute në Kuvendin e Kosovës, duhet të respektohet në tërësi, shkruan "Epoka e Re”. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për "Epokën e Re”, se pavarësisht cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ky subjekt politik nuk ndryshon qëndrimin në respektimin e marrëveshjes politike në mes të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së. Beqiri ka thënë se për LDK-në nuk do të jetë e pranueshme që një pjesë e marrëveshjes të respektohet e një pjesë tjetër të mos respektohet. 

Edhe AKR-ja, e cila ka qenë pjesë e kësaj marrëveshje politike ka paralajmëruar se nuk do të ndryshojë qëndrim. Sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti politik, Ibrahim Makolli ka thënë për "Epokën e Re”, se pavarësisht cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në këtë vend duhet të ketë disa norma, të cilat duhet të respektohen.

I pyetur se a do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese AKR-ja, Makolli ka thënë se vendimet e këtij institucioni janë vendime.

"Ne mund të pajtohemi ose mund të mos pajtohemi, por në raste të tilla kur nuk zbatohen marrëveshjet e arritura, atëherë ka rrezik që vendi të hyjë në kriza të tjera. Më tepër se një vit po punohet në disa drejtime për shkak të obligimeve që i ka dhënë Rezoluta e Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj se tashmë partitë të cilat kanë vepruar në bazë të asaj rezolute do të mund të vazhdojnë më tutje për të përfunduar një çështje e cila ka dalë si rezultat i asaj marrëveshje”, ka thënë Makolli, përndryshe ka treguar se AKR-ja atëherë do ta rishqyrtojë pozicionin e saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus