Kryesore » 2012 » Maj » 24 » AKP dhe KEK më korrupsion të lartë
1:19 PM
AKP dhe KEK më korrupsion të lartë
AKP-ja dhe KEK janë dy institucionet më të korruptuara në Kosovë por nuk mbeten pas edhe gjykatat e spitalet. Sipas një[ studimi të UNDP’së dhe USAID’it niveli i kënaqshmërisë me Qeverinë ka shënuar rënien më të madhe prej vitit 2007.Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Korporata Energjetike e Kosovës janë dy institucionet vendore që prijnë me korrupsion por nuk mbeten pas edhe gjykatat e spitalet. Sipas një studimi të UNDP’së dhe USAID’it niveli i kënaqshmërisë me Qeverinë ka shënuar rënien më të madhe prej vitit 2007.
 E papunësia e korrupsioni i lartë kanë bërë që të bjerë edhe kënaqshmëria e qytetarëve në përgjithësi për Qeverinë dhe Kryeministrinë, e cila me shifrat aktuale vlerësohet të jetë më e ulëta që nga viti 2007.
 Atdhe Hetemi, zyrtar i projektit Pulsi Publik, ka thënë se sa i përket korrupsionit, qytetarët janë shprehur se në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka më së shumti korrupsion, ndërsa pas saj renditet KEK’u."Korrupsioni konsiderohet të jetë një prej problemeve kryesore, më të cilat ballafaqohet Kosova. AKP’ja prin me korrupsion, pastaj vjen KEK’u, gjykatat dhe spitalet. Këto janë raportuar si institucionet kryesore, ku mbizotëron shkallë e lartë e korrupsionit”, thotë Hetemi. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus