Kryesore » 2013 » Nëntor » 30 » Afera “pronto”, nën hetime
9:46 AM
Afera “pronto”, nën hetime

Biseda telefonike në mes të Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut në kanalin "y.o.u.t.u.b.e.” ka arritur në 218.423 klikime. Afërsisht kaq kanë edhe përgjimet e tjera të publikuara një vit më parë. Ato ishin incizuar gjatë hetimeve kundër ish-ministrit Fatmir Limaj për korrupsion.Ishin shpërndarë 12 ditë pasi Prokuroria u kishte dhënë kopje të përgjimeve gjykatës, të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.Publikimi i tyre zbuloi aferën tashmë të njohur si "afera pronto” dhe ndasitë e mëdha në mes të Hashim Thaçit, Adem Grabovcit, Sami Lushtakut, Vlora Çitakut në njërën anë dhe Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, në anën tjetër.

Prokurori thotë se ende është duke e hetuar se kush i publikoi përgjimet telefonike të zyrtarëve të shtetit dhe të PDK-së.

Misioni i BE-së në Kosovë ka thënë për mediat tjera se Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke e hetuar publikimin e përgjimeve.

EULEX-i ka refuzuar të japë detaje të tjera për këtë çështje.

"Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës (SPRK) ka ngritur një aktakuzë në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit më 16 nëntor të vitit 2012.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus