Kryesore » 2012 » Shtator » 22 » AAK: Pacolli do të duhej të ishte në burg, e jo në SHBA
10:18 AM
AAK: Pacolli do të duhej të ishte në burg, e jo në SHBA
 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vendin në burg dhe jo në delegacionin e institucioneve të Kosovës, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e partisë që ka për lider Ramush Haradinajn nuk presin rezultate pozitive nga qeveritarët e Kosovës që kanë udhëtuar për në New York, përderisa, sipas tyre, në delegacion shtetëror ka njerëz si Pacolli. Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma ka thënë se Behgjet Pacolli do të duhej të ishte në burg bashkë me krejt bandën e tij dhe jo në delegacionin e Kosovës në SHBA. Pse mendon AAK-ja se zëvendëskryeministri do të duhej të ishte në burg dhe kush do të duhej ta shoqëronte atë prapa grilave, çka thonë në Vetëvendosje përkitazi me vizitën e delegacionit kosovar në Amerikë, çka në LDK, sa veta numëron stafi që ka shkuar në SHBA e të tjera reagime i gjeni të plota në Kohën Ditore të së shtunës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus