Kryesore » 2012 » Mars » 12
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Strasburg, ku gjatë dy ditëve do të zhvillojë takime me shumë deputetë të Parlamentit Evropian, si dhe diplomatë e përfaqësues të tjerë të lartë të mekanizmave të Bashkimit Evropian. Ministri Hoxhaj, po ashtu do të marrë pjesë në një seancë të Parlamentit Evropian, në të cilën do të diskutohet për Kosovën.Në këtë seancë, minis ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-12

Në spektrin politik të Kosovës po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një ridefinim të pozicionit të Prishtinës zyrtare në raport me dialogun me Serbinë. Pas komenteve të fundit të ndërmjetësit ndërkombëtar në këtë dialog Robert Kuper të bëra për Radion Evropa e Lirë, se bisedimet kanë qenë gjithnjë të natyrës politike, përfaqësues të opozitës, por jo vetëm ata, thonë se konstatime të tilla kishin shprehur në vazhdimësi, p ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-12

"Hristijanska organizacija” ose "Organizata e Krishtere”, ka prezantuar një video të cilën e ka shpërndarë në internet dhe fton maqedonasit joshqiptarë që "të zhduken” shqiptarët myslimanë, raporton agjencia e lajmeve NOA.Para se të djegin flamurin, me në sfond një këngë të afërt me ato liturgjike, maskat kërcënojnë me jetë shqiptarët në Maqedoni dhe në përgjithësi ku jetojnë shqipfolësit, duke kërkuar madje edhe bashkimin e të krish ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-12

Ndërmjetësi britanik në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper ka zhvlerësuar deklaratat e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, se me Serbinë nuk ka pasur biseda politike dhe se çështja e veriut nuk do të vihet në tavolinë. Ai dy ditë më parë ka deklaruar se me veriun e Kosovës do të merren shume shpejt, ndërsa bisedimet ndërmjet dy vendeve (Prishtinë dhe Beograd), pavarësisht se janë apostrofuar si teknike, ato kanë qenë shumë politike.Kjo deklaratë e nd ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-12

Hulumtimet e bëra nga organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare rreth pranisë së armëve të zjarrit në Kosovë, rregullisht ka nxjerrë si rezultat shifrën 400 mijë armë. Ajo që është më e rëndë është vlerësimi i këtyre organizatave që thotë se nga 400 mijë armë të zjarrit, 310 mijë deri në 330 mijë prej tyre janë pa leje në Kosovë, apo armë që kanë hyrë ilegalisht dhe mbahen si të tilla nga kosovarët.Ky numër, nëse mbështetesh në një nga shqetësimet më të mëdha deri m ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-12

Disa automjete të EULEX-it janë penguar të kalojnë në vendin e quajtur Dolani, në komunën e Zveçanit nga serbët e drejtuar nga strukturat ilegale. Automjetet e EULEX-it që ishin drejtuar për në Jarinë, pas një qëndrimi të shkurtër, janë kthyer prapa dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar për në drejtim të Zubin Potokut, në fshatin Jagnjenicë. Sipas mediave serbe, përfaqësuesit e Kuvendit të komunës së Zveçanit theksojnë se me përfaqësuesit e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-12

Ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq ka deklaruar të hënën se Serbia nuk është e detyruar ta njohë Kosovën, por e rëndësishme është qarkullimi i lirshëm i njerëzve dhe mallrave, ndërsa i ka quajtur iluzionistë ata që mendojnë se do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan. Mesiq këto komente i bëri pas një takimi që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe njëherë ministrin e Drejtësisë,Hajredin Kuçi, ndërsa ky i fun ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-12